1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

JETO ME ZEMËR QË E DO ÇDOKUSH !

Më të lexuarat

1. Disa njerëz i duam, mirëpo nuk ju afrohemi; ata në largësi janë më të dashur, ata në largësi janë më të mrekullueshëm dhe ata në largësi janë më të shtrenjtë! 

2. Jeta e disa njerëzve e tëra është udhëtim ndriçimi. I ndriçojnë ata që i kanë përreth, nganjëherë me ide, e nganjëherë me shprehje të bukur, e nganjëherë me libër, e nganjëherë me buzëqeshje! 

3 Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me takimet e tyre të shpeshta, ka njerëz që banojnë nëpër zemra edhe pse takimet me ta janë të rralla! 


4. Lumturinë që e fut në xhepat e të tjerëve, një ditë nga ditët, atëherë kur je i pikëlluar, do të kthehet që të fshehët në xhepat e tua!! 

5 Miqësia nuk është ajo që miku yt të shoqëron për çdo ditë, po ai të jetë afër teje, atëherë kur nga ty largohen të gjithë!!

6 Të kërkuarit falje është parfum i bukur, i cili i shndërron shumicën e momenteve budallallëku, në dhuratë të bukur!

7. Njeriu më i ëmbël është ai që kalon nëpër jetën tonë dhe pas tij len kujtime të bukura!!

8. Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër e cila të donë, pa mos kërkuar nga ti asgjë tjetër, përveçse të jesh mirë!!

9. Lotët janë më të shtrenjta se sa buzëqeshja, ngase buzëqeshjen ke mundësi t’ia dhurosh kujt donë, kurse lotët, ato nuk rrjedhin vetëm se për njeriun më të shtrenjtë!!

10. Shokët e vërtetë dallohen me tri cilësi: është rëndë t’i gjesh, dhe rëndë t’i lësh, dhe rëndë t’i harrosh!!

11. Përkujdesja; nga dhuratat më të thjeshta dhe më të bukura!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit