-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Jetimat e Ballkanit” ndërtojnë edhe pesë shtëpi në Malishevë

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me udhëheqësin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit, Halil Kastratin, për ndërtimin edhe të pesë shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale dhe të cilat kanë kushte minimale banimi.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do ta zbatojnë projektin e ndërtimit të shtëpive, sipas programit çelësat në dorë, ndërsa mjetet do të jenë në bashkëfinancim me komunën, ku Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, marrin përsipër që të marrin pjesë me mjete në shumën prej 75 përqind ndërsa Komuna e Malishevës, me shumën prej 25 përqind.

Ndërtimi i shtëpive, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, do të bëhet brenda vitit 2019. Kjo marrëveshje është bërë në kuadër të bashkëpunimit të mirë, në mes të Komunës së Malishevës dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe është vazhdim i ndërtimit të përbashkët të shtëpive për familjet në nevojë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Halil Kastratin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për angazhimin e tyre, në ofrimin e ndihmës për rastet në nevojë, në Komunën e Malishevës./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit