“…Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”.
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.”(Taha, 123-124)
Nëse don me qenë i lumtur në të dy botërat, atëherë, pasoje udhëzimin e Zotit tëndë!
Por, nëse ja kthen shpinën udhëzimit Zotit tëndë (nuk e lexon Kur’anin, nuk falesh, nuk mbulohesh, hanë dhe pinë haram, vjedhë, mashtron…) atëherë dije se në këtë dhe botën tjetër do të jesh i humburi, nuk do të kesh qetësi dhe rehati…
zgjedhja është e jotja!
Allahu na bëftë prej atyre që e dëgjojnë dhe e pasojnë udhëzimin e Tij, e jo prej atyre që e dijnë të vërtetën, por nuk e pasojnë atë, por e pasojnë epshin e tyre!
/Hoxhë Irfan Salihu