9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Jeruzalemi është Palestinë” – e djegin fansat e futbollit Skocez

Më të lexuarat

Ekipi i futbollit nga Skocia “Celtic” është dënuar qindra euro pasi fansat e tyre kanë treguar solidaritet me Palestinezët.

Por, kjo nuk ka venitur besnikërinë e tifozëve ndaj kauzës palestineze.

Gjatë fundjavës, tifozët e Celtic treguan përsëri mbështetjen e tyre të palëkundshme për Palestinën, në përgjigje të njohjes kontradiktore dhe të dënuar gjerësisht të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë një ndeshjeje të mbajtur në stadiumin e Edinburgut, tifozët ngritën flamuj palestinez, si dhe banderola të mëdha kundër vendimit të Trump.

“Jeruzalemi është Palestina, Fuck Trump”, shkruante në banderolat e tyre të mëdha.

Tifozët e Celtic, që fituan çmimin për tifozët më të mirë të Fan FIFA 2017, janë të njohur për përçimin e disa mesazheve ndaj politikave globale dhe kanë shprehur solidaritetin me Palestinën.

Mbështetja e tyre në të vërtetë i ka kushtuar klubit mijëra euro në gjoba, por tifozët nuk duket se e kanë nijet të ndalen nga kjo.

Në vitin 2016, ata ngritën flamurin palestinez gjatë një ndeshje kundër një skuadre izraelite, duke bërë që trupi drejtues i futbollit të Evropës të dënojë klubin 82,000 funta (109,310 dollarë) për deklaratën politike.

Në një rikthim të shkëlqyer, tifozët vendosën të ngrenë një sasi të barabartë me gjobën dhe t’ia japin atë refugjatëve palestinezë.

Sipas Monitorit të Lindjes së Mesme, tifozët në fakt e kaluan objektivin e tyre dhe arritën një shumë mbi £ 160,000 ($ 213,390) për Palestinën.

Daily Record raporton se klubi ndëshkohet nga Bashkimi i Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA) që ndalon përdorimin e “gjesteve, fjalëve, objekteve ose ndonjë mjeti tjetër për të transmetuar ndonjë mesazh që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive, janë të një natyre politike, ideologjike, fetare, ofenduese ose provokuese “.

Nëse UEFA do të penalizojë klubin për demonstratën e fundit mbetet për t’u parë./KohaIslame.com/

Përgatiti: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit