3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jerusalemi nën synimin e politikave globale dhe rajonale

Më të lexuarat

Një nga arsyet e vetme të moszgjidhjes së problemit të Jerusalemit në veçanti dhe Palestinës në përgjithësi, është përdorimi i kësaj çështjeje për përfitimet e politikave globale dhe ndërkombëtare.

Një nga arsyet e vetme të moszgjidhjes së problemit të Jerusalemit në veçanti dhe Palestinës në përgjithësi, që është nëna e të gjitha problemeve në historinë e Lindjes së Mesme moderne, është përdorimi i kësaj çështjeje për përfitimet e politikave globale dhe rajonale. Për këtë arsye Shteti Osman, që ka udhëhequr për 4 shekuj në paqe dhe qetësi Palestinën, është përpjekur të mbajë rajonin jashtë konflikteve politike ndërkombëtare. Guvernatori i Palestinës, në lidhje me gjendjen e ndjeshme të Jerusalemit, në një raport të shkruar Stambollit ishte shprehur se Jerusalemi është qendra e tre feve dhe një rajon ku është fokusuar vëmendja e tërë botës.

Por imperializmi që filloi të infiltrohet në rajon për herë të pas pushtimit të Egjiptit në vitin 1798 nga Napolon Bonaparti, filloi ta kthejë rajonin në një shesh të hapur për konfliktet e sistemit dhe politikës ndërkombëtare. Sepse Napoloni pas një viti hodhi në shesh idenë e krijimit të një shteti hebre në Palestinë. Politikat imperialiste të ndjekura në periudhën në vijim, duke filluar që nga mesi i shekullit të 19-të janë bërë shkak për shfaqjen e krijimit dhe projekteve sioniste. Veçanërisht me rritjen e ndikimit të aktiviteteve sioniste në fund të viteve në 1890 filloi të prishet klima strukturore socio-kulturore dhe politike e rajonit. Dhe si rezultat, me pushtimin e Jerusalemit në vitin 1917, klima e paqes dhe qetësisë në rajon, këtë herë u bë fli e përfitimeve të sionizmit dhe politikës ndërkombëtare.

Kurse në procesin në vijim u sajua një grackë tjetër ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me një vendim të marrë në 29 nëntor 1947, duke shpërfillur kërkesat e popujve dhe qeverive të rajonit, e ndau Palestinën mes hebrenjve dhe arabëve. Sipas kufirit të vizatuar nga Kombet e Bashkuara 43% e tokave i përkisnin shtetit arab ndërsa 57% e tokave i përkisnin shtetit hebre.

Por pavarësisht popullsisë së kthyer në hebre përgjatë gjithë këtyre viteve, nga aspekti i popullsisë, arabët ishin sa dyfishi i popullsisë hebre. Organizatat sioniste, duke përfituar nga kjo gjendje, në 14 maj 1948 krijuan shtetin e Izraelit me në krye David Ben Gurion. Kjo situatë përbën burimin e shumë problemeve dhe tensioneve politike, të cilat i dëshmojmë sot në Lindjen e Mesme. Kurse lufta arabo-izraelite që plasi pas kësaj ngjarjeje ishte vetëm një prej këtyre problemeve. Kurse rreth 1 milionë refugjatë palestinezë të zhvendosur nga atdheu i tyre si pasojë e sulmeve të Izraelit dhe tragjedisë ‘Nakba’ ose siç njihet ndryshe “Katastrofa e Madhe”, përbën një tjetër problem të rëndësishëm.

Në kuadër të rezolutës së vitit 1947, pjesa perëndimore e Jerusalemit, e lënë në kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara, u pushtua në vitin 1948 kurse pjesa lindore u pushtua pas luftës në vitin 1967 nga ana e Izraelit. Ndërkohë që Lindja e Mesme tërhiqej nga gropa thithëse e errët prej lojërave të përfitimit dhe ekuilibrave të fuqisë ndërkombëtare të formuara në kontrast të Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Perëndimorë, lufta e konkurrencës dhe interesave përbrenda rajonit kishte rritur destabilitetin në rajon. Nëse shtetet arabe pësuan disfatë ndaj Izraelit, një nga arsyet kryesore për këtë është mos krijimi i një bashkimi ndërmjet tyre për shkak konkurrencës dhe konflikteve ndërmjet tyre.

Kohët e fundit, çështja e Jerusalemit, është nxehur përsëri me deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sikur të mos mjaftonin trazirat që përjetohen kohët e fundit në Lindjen e Mesme, Presidenti i Amerikës deklaroi se e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe kjo nuk i shërben asgjë tjetër veçse ushqimit edhe më shumë të zjarrit në rajon. Nuk duhet harruar se deklarata e Trumpit nuk do të kufizohet vetëm me politikën e rajonit por do të ketë pasqyrime të rënda edhe në politikat globale.

Para dhe pas deklaratës provokuese të presidentit amerikan, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe autoritetet e tjera të shtetit turk kanë reaguar ndaj pasojave që do të ketë njohja nga ana e Amerikës dhe janë mobilizuar kundër kësaj deklarate.

Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit