21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kanada, gjendet i vdekur miliarderi me bashkëshorten

Më të lexuarat

Një miliarder i njohur dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur mbrëmjen e kësaj të premteje, në vilën e tyre luksoze në Ontario të Kanadasë.

Kufomat e Barry Sherman, themelues i rrjetit gjigant farmaceutik “Apotex”, dhe i bashkëshortes së tij Honey, u gjetën në sallonin e shtëpisë, të cilën Sherman e kishte nxjerrë në shitje.

Trupat e pajetë u gjetën nga një agjent imobiliar, i cili kishte shkuar në banesë, për të përgatitur një takim me një grup blerësish të mundshëm.

Autoritetet policore shprehen se ngjarja është një mister më vete dhe se deri tani nuk ka asnjë pistë të qartë ku mund të dyshohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit