Në ceremoninë ku morën pjesë mijëra njerëz, u thirrën slogane kundër Izraelit dhe u bënë deklarata në mbështetje të grupeve të rezistencës
Në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar janë varrosur 10 palestinezë që u vranë në sulmet izraelite, transmeton Anadolu.
Në ceremoninë ku morën pjesë mijëra njerëz, u thirrën slogane kundër Izraelit dhe u bënë deklarata në mbështetje të grupeve të rezistencës.
Teksa 9 palestinezë që u morën nga spitali shtetëror dhe u sollën në qendër të qytetit u varrosën në varrezat e kampit të refugjatëve në Jenin, një tjetër palestinez u varros në fshatin Fahme, ku jetonte familja e tij në jug të qytetit.
Ushtria izraelite bastisi qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin të hënën dhe rrethoi rajonin.
Në sulmet ajrore dhe tokësore të forcave izraelite, të cilat zgjatën për 48 orë, u vranë 4 fëmijë dhe 12 palestinezë dhe rreth 120 persona u plagosën, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.
Ushtria izraelite, duke u tërhequr nga kampi i refugjatëve, njoftoi se një nga ushtarët e saj u vra.
/aa/