1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jemen, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të kolerës

Më të lexuarat

Në Jemen është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për të luftuar me epideminë e kolerës, e cila është e përhapur në rajonet nën kontrollin e forcave Huthi.

Sipas agjencisë së lajmeve Saba e lidhur me Huthi-t, mësohet se Taha el-Mutevekkil i cili ushtron detyrën e ministrit të Shëndetësitë në qeverinë e formuar, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për të luftuar me epideminë e kolerës, e cila është përhapur në rajonet nën kontroll.

Të shtunën, Huthi-t vendosën mbylljen e të gjitha shkollave në Sana me qëllim për të luftuar me epideminë e kolerës e cila është e pranishme në mënyrë intensive, kryesisht në rajonet nën kontrollin e Huthive.

Drejtori i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Geert Cappelaere dhe drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), për Mesdheun Lindor, Ahmed Al-Mandhari në një deklaratë me shkrim më parë njoftuan se numri i rasteve të kolerës në Jemen është rritur me shpejtësi që nga fillimi i vitit 2019 dhe se deri më 17 mars janë regjistruar 109 mijë raste të kolerës ndërsa 190 persona kanë vdekur.

Kriza në Jemen

Në Jemenin e destabilizuar një kohe të gjatë rebelët Huthi që nga viti 2014 kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa pjesë të vendit.

Rebelët Huthi që nga shtatori 2014 e deri tani mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më sot japin mbështetje për Qeverinë e Jemenit kundër Huthive.

Si pasojë e urisë, kolerës, përplasjeve dhe sulmeve ajrore, Jemeni është skenë e një drame të madhe humanitare kostoja e të cilës rëndon mbi civilët.

Në konfliktet që vazdojnë për më shumë se 4 vjet në Jemen, kanë humbur jetën mijëra njerëz. Në Jemenin i cili ndodhet në mesin e vendeve më të varfëra të botës, kriza humanitare që po rritet për shkak të luftës civile që ka arritur gjithashtu në një masë të tmerrshme.

Sipas OKB-së, në Jemenin ku po përjetohet një nga krizat më të mëdha të botës më shumë se 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit