Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemen është rritur në 532.
Sipas deklaratës në rrjetet sociale të zyrës së OBSH-së në Jemen, në 253 rajone të Jemenit që nga 27 prilli janë zbuluar më shumë se 65.300 raste të dyshuara.