Binali Jëlldërëm vlerësoi temat e rendit të ditës për një kanal televiziv privat.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se pas referendumit të ndryshimit kushtetues që do të zhvillohet në 16 prill, do të thërritet Bashkimi Evropian dhe do të bisedohet në mënyrë të sinqertë në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE.
Binali Jëlldërëm vlerësoi temat e rendit të ditës për një kanal televiziv privat.
Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë i sinqertë në lidhje me anëtarësimin e Turqisë.
“Ju a dëshironi me të vërtetë apo jo të anëtarësoni Turqinë në Bashkimin Evropian? Në fillim do të bisedohet kjo çështje. Në mënyrë të qartë. Mos vallë BE-ja është një klub të krishterësh? Ju a doni apo jo të keni panë një vend mysliman? Ne dëshmuam edhe 60-vjetorin e themelimit tuaj. Të gjithë janë ulur si fëmijë të urtë përballë papës për të dëgjuar predikimet në Vatikan. Një pamje e tillë nuk është e përshtatshme për ne” tha Jëlldërëm.
Kryeministri turk ashpërsoi edhe një herë zërin ndaj qëndrimit kundër Turqisë që mbajnë disa vende të Evropës.
Ai reagoi ndaj atyre vendeve që shfaqin çdo lloj pengese fashiste dhe raciste në mënyrë, që nga referendumi i ndryshimi kushtetues që do të zhvillohet në 16 prill në Turqi, të dalë një rezultat negativ.
“Çfarë doni ju? Ju do të vendosni se çfarë vendimi do të marrë Turqia dhe se çfarë rruge do të ndjekë ajo? Çfarë pafytyrësie është kjo?” tha Jëlldërëm.
Kryeministri, që shpjegoi në mënyrë të detajuar sistemin e qeverisjes presidenciale, i bëri thirrje edhe përkrahësve të partive të tjera politike që të japin votën “po” në referendum.
Ndërsa në lidhje me luftën kundër terrorit, Jëlldërëm nënvizoi vendosmërinë e Turqisë dhe shtoi se zgjidhja është vetëm eliminimi total i organizatës separatiste terroriste PKK.
Ai vlerësoi edhe pretendimet për fshehjen e imamit të arratisur të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet FETO/PDY, Adil Ëksyz (Adil Öksüz), në një përfaqësi diplomatike të një vendi të huaj.
Ai tha se janë duke ndjekur këtë çështje dhe janë duke marrë seriozisht çdo lloj pretendimi për të gjetur të gjithë të pandehurit e FETO-s kudo qofshin.