3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jehuditë nuk do mbeten në Palestinë – Shejh Albani

Më të lexuarat


Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Jehuditë nuk do mbeten përgjithmonë në Palestinë, nuk e them këtë nga optimizmi, por e them këtë nga kuptimi të cilin e mbështesë në shumë hadithe të Pejgamberit, ﷺ.
Në disa hadithe të sakta që flasin për daljen e Dexhallit , i cili do del nga Irani, Horasani, dhe do ketë me vete shtatëdhjetë mijë jehudi, të cilët në kokat e tyre do kenë çallma. Nga atje ata do vinë në Bejtul-Makdis (Jerusalem) ku do jetë Isa, alejhisselam, dhe ai (Dexhalli) bashkë me këta jahudi do e rrethakojnë Isain, alejhisselam. Do i del përballë Isai, alejhisselam, dhe do e godet me shtizë dhe do e mbys, e ai do fillojë të shkrihet sikur shkrihet kripa në ujë.
Nga kjo rrjedhë nënkuptohet se hyrja e Isait, alejhisselam, në Jerusalem edhe rrethakimi i tij nga Dexhallit në këtë qytet është argument i qartë se aty në këtë kohë nuk do ketë jahudi.
Andaj mos humbni shpresë nga mëshira e Allahut, sepse vetëm jobesimtarët humbin shpresë nga Mëshira e Allahut.
Vargu i audio shiritave El-Huda ven-Nur, nr. 633.
Gjithashtu shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Është e ditur se Isa, alejhisselam, do zbres në kullën e bardhë në lindje të Damaskut dhe se pas tij do falet edhe Mehdiu. Kjo domethënë se në atë kohë Isai, alejhisselam, do jetë me besimtarët në Bejtul-Makdis, kur do rrethakohet nga Dexhalli, i cili me vete do ketë shtatëdhjetë mijë jahudi të Isfahanit, të cilët mbi kokat e tyre do kenë çallma dhe kjo domethënë se në atë kohë në Palestinë, ose së paku në Jerusalem se nuk do ketë jahudi dhe se muslimanët do kishin shembur shtetin e jahudive.
Realiteti i myslimanëve sot, fatkeqësisht, nuk na inspiron se ata do arrijnë të bëjnë këtë gjë, sepse janë largë shkaqeve të cilat i përgatisin për tu dhënë këtë përfundim, pasi që ata nuk e kanë ndihmuar Allahun që Ai tu ndihmojë atyre. Andaj ata (muslimanët) duhet të kthehen tek Feja e tyre që tu largohet poshtrimi prej tyre, ashtu siç ka premtuar Pejgamberi, ﷺ.
Marrë nga: Enciklopedia e shejh Albanit mbi akiden, 9/317.
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit