Jeff Bezos do të dhurojë 33 milionë dollarë nga pasuria e tij për një fond për “ëndërrimtarët”. Këtu bëjnë pjesë fëmijët e sjellë në Amerikë dhe që kualifikohen për “Deferred Action for Childhood Arrivals”.
Dikur jo-filantrop, ai shprehet se do t’i vijë në ndihmë shtresës në nevojë.
Jeff Bezos do të financojë TheDream.Us. Ky program ka për qëllim që të ndihmojë ëndërrimtarët, ata të cilët zakonisht nuk kualifikohen nga shteti amerikan për ndihmë ekonomike dhe për shkollim.
Programi bashkëpunon me 74 universitete amerikane. Ndër të tjerë përfshihen edhe George Mason University, University of Washington, Hunter College, Rutgers University, Arizona State University, The City College of New York, and University of California, Santa Cruz.
Ky fond, është dhurimi më i madh që organizata ka marrë ndonjëherë. Ata u shprehën se ky fond do t’u japë mundësinë rreth 1000 emigrantëve. Ata të cilët kualifikohen nga programi, marrin $33,000 ndihmë përgjatë 4 viteve. 2,850 aktualisht janë pjesë e kësaj.
Por ndonëse e shkuara e Jeff Bezos ka qenë pak e ndryshme, e gjithë kjo nuk është një surprizë. Në muajin tetor, Jeff Bezos kaloi Bill Gates duke u bërë njeriu më i pasur në botë. Nga ana tjetër së fundmi ai është futur në listën e një prej personave më të pasur ndonjëherë.
Por ka një ngjashmëri tjetër midis Jeff Bezos dhe Bill Gates. Konkretisht, Gates filloi të dhuronte para dhe të krijonte fondacionin bamirës Bill & Melinda Gates Foundation vetëm pasi u bë njeriu më i pasur në botë. Nga ana tjetër Jeff Bezos gjithashtu është pjesë e Bezos Family Foundation, fondacionit bamirës të prindërve të tij.
“Babai im erdhi në Amerikë në moshën 16 vjeçare si pjesë e “Operation Pedro Ban.” – u shpreh Bezos në një deklaratë.
“Ai erdhi i vetëm në këtë vend dhe nuk dinte anglisht. Me shumë grintë dhe vendosmëri dhe ndihmën e disa organizatave në Delaware, im atë u bë një qytetar i shkëlqyer i cili vazhdon t’i shërbejë shtetit.”