1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Java e solidarizimit me fëmijët refugjatë nga Siria

Më të lexuarat

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe Shoqata qytetare “Legis”, këtë javë në e shpallën “Javën e solidaritetit me fëmijët refugjatë nga Siria”, në kuadër të fushatës “Ndihmë për Halepin”, për refugjatët të cilët janë të vendosur në kampe në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes tek të rinjtë në institucionet edukative-arsimore për gjendjen në të cilën ndodhen bashkëmoshatarët e tyre ngan Siria, si dhe nevoja për solidaritet dhe ndihmë për njerëzit të cilët vuajnë nga lufta.

Drejtori i Ambasadës për Fëmijë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, tha se fëmijët dhe të rinjtë e Maqedonisë duhet të njoftohen se si të ndihmohen njerëzit në fatkeqësi me aksione të ndryshme humanitare si dhe të gjitha mënyrat për ta shprehur solidaritetin.

“Kjo fushatë ka për qëllim që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të japin kontributin e tyre. Maqedonia fatkeqësisht ose fatmirsisht deri më tani iu është përgjigjur të gjitha krizave dhe luftërave që kanë ndodhur në këto zona si dhe fëmijëve të prekur nga këto luftëra”, ka deklaruar Dragi Zmijanac, drejtor i “Megjashi”.

Zmijanac gjithashtu apeloi që shkollat e vendit të paktën një orë mësimore t’i kushtojnë kësaj teme.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Legis”, Jasmin Rexhepi, kërkoi  që edhe mediat t’i kushtojnë kohë për inçizim të emisioneve debative, arsimore dhe emisioneve për fëmijë në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhen refugjatët, veçanërisht fëmijët”.

“Kampet që i kemi për momentin në Maqedoni janë një ndër më të mirat në Ballkan. Fatkeqësisht problemi më i madh është se njerëzit në këto kampe nuk kanë liri dhe fëmijët nuk kanë arsim. Ata fëmijë refugjatë nuk mund të shkojnë në Kumanovë ose Gjevgjeli të vazhdojnë arsimin e tyre. Tashmë gati për një vit qëndrim në Maqedoni, ata fëmijë kanë humbur dy vite akademike”, ka thënë Jasmin Rexhepi, kryetari i Shoqatës “Legis”.

Ai bëri të ditur se në territorin e Maqedonisë aktualisht qëndrojnë të bllokuar rreth 130 refugjatë, prej të cilëve nga 50 ndodhen në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli dhe Tabanoc, ndërsa të tjerët në qendrën për azil në Vizbeg të Shkupit.

Ata më tutje njoftuan se qytetarët do të kenë mundësi të japin donacione me mjete financiare online, në kutitë e përgatitura dhe të shpërndara nëpër supermarkete të frekuentuara më tepër si dhe në xhirollogarinë e cila do të shpërndahet në gazetat ditore dhe javore. Me mjetet e mbledhura, synohet t’i dërgohet ndihmë humanitare simbolike të përbashkët nga qytetarët e Maqedonisë deri tek fëmijët refugjatë nga Siria.

Emine Ismaili /SHENJA/

Java e solidarizimit me fëmijët refugjatë nga… by tvshenjaofficial

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit