3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Java e Albanologjisë në Prishtinë, Kurti: Betejë me propagandën e fqinjëve!

Më të lexuarat

Një shkencë në funksion të të vërtetave historike dhe identitare

Në Prishtinë nisi edicioni i 15-të i Javës e Albanologjisë në të cilën, do të marrin pjesë 92 albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria dhe Hungaria.

Në hapjen solemne, kryeministri Albin Kurti deklaroi se arritjet shkencore të Albanologjisë janë shfrytëzuar për të krijuar orientimin kombëtar dhe për të hedhur poshtë pretendimet joshkencore dhe propagandën raciste të shovinistëve fqinjë.

“Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Pra, mësoheshin për vetën që të mbroheshin më mirë”, tha Kurti, shkruan A2 CNN.

Java e Albanologjisë është organizuar sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit të Albanologjisë të organizojë nga një sesion shkencor.

/te sheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit