1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jasir Kadi- Unë nuk kërkoj falje për atë që ndodhi në Orlando

Më të lexuarat

Thirrësi i mirënjohur amerikan tha që muslimanët nuk duhet të kërkojnë falje për krismën që ndodhi në Orlando, ku sulmuesi Omer Metin vrau 50 persona.

Kadi në faqen e tij në Facebook shkroi pse ai nuk duhet të kërkoj falje për veprën e një personi psiqikisht jostabil vetëm nga shkaku se emri i tij është Omer.

“Vetëm sa u bën 36 orë nga paraqitja më pozitive e Islamit dhe muslimanëve në Amerikë, me varrimin e Muhammed Aliut, si duket e tëra fshihet dhe harrohet për shkak të një akti të çmendur nga një “askushi” i cili mbanë emër musliman.

Ky është problem kur jeni pakicë dhe jeni nën presion – atëherë veprat e një personi lidhet me të gjithë. Sa e kam të njohur, vrasësit masovik të bardhë (kjo është e zakonshme) nuk përfaqësojnë të gjithë të amerikanët e bardhë. Kriminelët meksikan nuk i përfaqësojnë të gjithë latino-amerikanët. Kriminelët afro-amerikan nuk i përfaqësojnë të gjithë popullatën afro-amerikane. Ndaj përse unë duhet të kërkoj falje për veprën e një personi psiqikisht jostabil vetëm nga shkaku se e mbanë emrin ‘Omer’?

Nuk dëshiroj të kuptohem si njeri pa ndjenja sa i takon vdekjeve në Orlando, sepse çdo humbje e jetës njerëzore në atë mënyrë paraqet tragjedi, dhe asnjë fe dhe ligj apo kodeks moral nuk e lejon një akt të tillë.

Unë vetëm dëshiroj të tregoj se është e padrejtë që vepra e një individi të përfaqësoj të gjithë VETËM kur kryerësi i krimit është musliman. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar që kisha të gjykoj veprën e një fanatiku krishterë që ka vrarë mjekun që bën aborte. Ndaj përse duhet ne si bashkësi ‘të pranojmë’ kolektivisht krimet që i ka kryer një individ i vetëm dhe me probleme psikike? (Deri sa shkruaj këtë paragraf, si duket personi e ka kryer një vepër të tillë i vetëm, dhe nuk është i ndërlidhur me ndonjë grup terroristik).

Nëse dëshironi gjykim, edhe unë gjykoj çdo vrasje të padrejtë, pa marrë parasysh fenë, racën apo nacionalitetin e sulmuesit. Por nuk do të kërkoj falje, ngase nuk kam pse të veproj ashtu.
(Një pjesë e fjalimit të tij mund të shihet në këtë link:

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampres)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit