0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Jashtë Samitit për Demokraci: një përgjigje “pa përgjigje” për Kosovën

Më të lexuarat

Nga administrata Biden është ftuar Tirana, ama jo dhe Serbia

Mosftesa ndaj Kosovës për të marrë pjesë në Samitin virtual për Demokracinë, organizuar nga Presidenca amerikane, vijon të mbetet me shumë pikëpyetje.

Edhe nga DASH nuk ka patur një përgjigje se pse Prishtina zyrtare është lënë jashtë këtij komenti, ndërkohë që është ftuar Tirana. Ama s’është ftuar as Beogradi.

Departamenti i Shtetit ka thënë se nuk “komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden”, raportoi Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën serbe.

“Presidenti Biden është zotuar të jetë mikëpritës i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit.

Ky event politik virtual është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit