3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Japonia: Kina nuk dha njoftim paraprak për lëshimin e raketës balistike

Më të lexuarat

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshimasa Hayashi tha se “aktiviteti ushtarak në rritje i Kinës është shqetësim serioz”.

Japonia pretendon se Kina “nuk dha njoftim paraprak” para se të testonte raketën balistike ndërkontinentale (ICBM) sot herët në Oqeanin Paqësor.

Në konferencën për media në Tokio, zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshimasa Hayashi tha se “aktiviteti ushtarak në rritje i Kinës është shqetësim serioz”.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Kyodo News” me bazë në Tokio, Hayashi tha se Japonia do të “vazhdojë të kryejë aktivitete vëzhgimi” pas nisjes së testimit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha se Forcat Raketore të vendit kanë testuar një raketë ICBM në Oqeanin Paqësor, duke kryer me sukses testimin. Sipas ministrisë, raketa ra në një zonë të caktuar në ujërat ndërkombëtare.

“Ajo është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare dhe nuk është drejtuar kundër ndonjë vendi apo objektivi”, tha ministria kineze.

Sipas të përditshmes “South China Morning Post”, ky ishte lëshimi i parë i njohur nga Pekini si një rakete ICBM në 44 vite.

Ministria pretendon se informoi paraprakisht të gjitha vendet përkatëse pasi nisja ishte marrëveshje rutinë në planin vjetor të trajnimit të Forcave Raketore.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit