1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Japonia kërkon evakuimin e 1,42 milion familjeve për shkak të shirave të rrëmbyeshme

Më të lexuarat

Rreth 1,42 milion familje në Japoni janë thirrur të evakuohen pas shirave të rrëmbyeshme që goditën rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike Japoneze tha se evakuimet u bënë në prefekturat Fukuoka, Saga, Hiroshima dhe Nagasaki në ishullin Kyushu, njoftoi transmetuesi publik NHK.

Shumë zona në vend vazhdojnë të goditen nga shira të dendura pas tajfuneve sezonale.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar që 14 lumenj të dalin nga shtretërit e tyre në gjithë rajonin. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit