0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Japoni: Dhoma për namaz dhe ushqim hallall në aeroportin e Kansait

Më të lexuarat

Një numër i madh i turistëve të huaj në Japoni vijnë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtarë të Kansait.

Ky aeroport është i pajisur për të siguruar shërbime udhëtarëve. Përveç kësaj posedon edhe dhoma të veçanta të lutjeve për burra dhe gra, si dhe departamente me ushqim hallall, shkruan Thehansindia.com
Yoshiyuki Yamaya, drejtor i aeroportit thotë: “Më vjen shumë mirë të shoh numër të madh të turistëve nga vende si Malajzia, Tajlanda, Indonezia, Singapori etj. Japonia është një vend i mrekullueshëm me një histori të gjatë.”

Përveç zhvillimit kur është në pyetje aeroporti dhe ajo që ofron ai, në Japoni paraqiten edhe shtëpi kozmetike që prodhojnë produkte me standardin hallall, si dhe restorante që në menynë e tyre përfshijnë edhe ushqime hallall.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit