Për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve muslimanë, autoritetet japoneze janë duke planifikuar që t’u krijonë më shumë lehtësi miqve muslimanë, duke bërë dhoma për faljen e namazit në aeroport, si dhe t’u sigurojnë ushqim hallall.
Me afrimin e Olimpiadës Verore 2020 në Tokio, lojërat pritet të tërheqin miliona vizitorë nga e gjithë bota, veçanërisht nga vendet muslimane si Malajzia, Indonezia dhe Azia jug-lindore. Prandaj, Japonia është duke përgatitur veten me kurse trajnimi për të informuar bizneset dhe aeroportet për Islamin, që shërbimet e tyre të jenë të përshtatshme për klientët muslimanë.
Hapat përfshijnë instalimin e dhomave për falje në aeroport së bashku me objektet për pastrim, të cilat duhet të jenë gati deri në Janar.
Islami u prezantua fillimisht në Japoni në vitin 1920, kur muslimanët turk ikën nga shtypja brutale e Bashkimit Sovjetik për shkak të fesë dhe u strehuan në këtë vend. Në vitin 1930, 1000 muslimanë jetonin në Japoni. Sot, kjo shifër është rreth 120,000./mszh/kohaislame