4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Japonezi i ri Noah pranon Islamin, nga Osaka në namazin e teravive në Xhaminë e Beut në Sarajevë

Më të lexuarat

Ky është Ramazani i dytë i Noah në Sarajevë ndërsa kohën e adhurimit e kalon në xhamitë e Sarajevës, si dhe vjen në Xhaminë e Beut për namazin e teravisë

Noah Miyoshi, djaloshi i ri nga qyteti japonez Osaka, erdhi në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në prill të vitit të kaluar me qëllim që të ushtronte bodybuilding dhe ndërkohë pranoi Islamin dhe filloi të njihej me kulturën dhe traditat e këtij vendi.

Noah është 23-vjeç, sportist, bodybuilder. Në Islam, e kishin tërhequr vlerat si higjiena, përgjegjësia, rregulli dhe disiplina. Namazi është prehje për shpirtin e tij, ndërsa agjërimi, siç tha ai, nuk është i vështirë.

– Ai e dinte për luftën 

Në një prononcim për Anadolu, Noah foli për jetën në Sarajevë, vendlindjen e tij Japoninë dhe konvertimin e tij në Islam. Me një buzëqeshje tregon se ka mësuar edhe pak gjuhën boshnjake.

“Kam lindur në Osaka. Dija shumë pak për Bosnjën. Trajneri im i bodybuildingut jeton këtu. Ai më tha se mund të më trajnonte, por se duhej të vija në BeH. Prandaj erdha këtu. Nuk dija që në këtë vend jetonin një numër i madh muslimanësh, por e dija se këtu kishte luftë”, tha Noah.

Pasi erdhi, filloi të njihej me kulturën dhe traditat e këtij vendi.

“Pas mbërritjes këtu, takova shumë miq muslimanë që jetojnë në BeH. Më preku Islami. Prandaj e pranova. Kisha dëgjuar më parë për Islamin, por nuk dija shumë për këtë fe. Siç kisha dëgjuar për të, më bëri përshtypje. Mendoj se Islami është feja më e mirë. Unë besoj në Zot, por deri më tani nuk kisha ndonjë fe në të cilën kam besuar”, tha Noah.

Ai zgjodhi Islamin sepse beson se familjet muslimane janë më të lumturat. Ai erdhi deri te kjo bindje pasi kishte takuar familje që praktikojnë fe të tjera.

“Nuk e di nëse mund ta them kështu, por mendoj se Islami është një fe shumë e drejtë, muslimanët janë të sjellshëm”, tha Noah.

– Mbështetja e familjes 

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit të Hixhrit, të cilin muslimanët e kalojnë duke agjëruar nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përpjekur të fitojnë kënaqësinë e Zotit, pastrimin moral dhe forcën shpirtërore.

Ky është Ramazani i dytë i Noah në Sarajevë ndërsa kohën e adhurimit e kalon në xhamitë e Sarajevës si dhe vjen në Xhaminë e Beut për namazin e teravisë.

“Trajneri im është musliman. Unë e dija për agjërimin. Nuk është e vështirë”, tha Noah.

Familja dhe miqtë e tij e mbështetën në vendimin e tij për të përqafuar Islamin.

“Telefonova nënën dhe i tregova. Ajo vetëm më tha shkurt: ‘Oh, ok, mirë, paç fat’. Kështu reaguan motra dhe vëllai im. Askush nuk është kundër Islamit. Shokët e mi më kërkuan t’u tregoja për Islamin. Nuk mund të hash mish derri dhe të pish alkool. Unë jam një bodybuilder tashmë 6-7 vjet. Unë edhe më parë nuk kam ngrënë mish derri dhe nuk kamë pirë alkool, sepse ato nuk janë të mira për trupin. Prandaj kjo për mua është e lehtë”, shpjegoi Noah.

Ai tha se më së shumti në Bosnjë e Hercegovinë i pëlqejnë njerëzit, mikpritja dhe sjellja e tyre. Megjithatë, atij më së shumti i mungon ushqimi japonez.

“E dua Bosnjën, por shumë më mungon ushqimi japonez. Ndonjëherë më vjen të shkoj në Japoni për ushqim. Është një pyetje shumë e vështirë se çfarë më pëlqen në ushqimin boshnjak, ka shumë yndyrë dhe sheqer. Unë ha vetëm pulë dhe oriz”, tha Noah duke qeshur.

Synimet e tij të jetës janë të krijojë familje, të arrijë sukses në sport dhe të fillojë një biznes privat.

Emrin Noah ia kishte lënë nëna e tij sipas profetit Nuh (Noa). Siç tha ai, dëshira e saj ishte që djali i saj të udhëtonte nëpër botë. Dëshira e nënës u realizua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit