1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Janeva trondit Maqedoninë, 80 politikanë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, nën hetime

Më të lexuarat

Prokurorja speciale e Maqedonisë Katica Janeva ka bërë të ditur se ka hapur 30 raste, ku nën hetime gjenden 80 persona nga Maqedonia. Kështu bëhet e ditur në raportin e parë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike, që sot iu dorëzua Parlamentit.
Bëhet fjalë për 29 lëndë të cilët janë hapur në vitin 2015 që kanë të bëjnë me vepra jashtëligjore që i kanë kryer 77 persona, ndërsa një lëndë është hapur gjatë vitit 2016, e cila ka të bëjë me vepër të paligjshme ndaj 3 personave.

Në raportin e prokurores speciale thuhet se ndaj 10 personave është ngritur procedurë për vepër penale “shkelje e së drejtës zgjedhore”, ndërsa ndaj 37 personave të tjerë është ngritur akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Po ashtu ndaj 12 personave është ngritur vepër penale për shkelje të lirisë dhe përcaktimit të votuesve, një person është akuzuar për keqpërdorim të të dhënave personale, gjashtë persona për vepër penale “përgjim i paautorizuar dhe audio-incizim”, si dhe për vepra të tjera të cilët i kanë kryer funksionarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe, jozyrtarisht mësohet se në mesin e të dyshuarve gjenden edhe politikanë aktual shqiptarë dhe ish-funksionarë të lartë shtetërorë, raporton Zhurnal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit