0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Janë dhënë 1.422 vërtetime të reja për të drejtën e azilit

Më të lexuarat

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.422 shtetas të huaj, prej të cilëve 637 janë të gjinisë mashkullore, 292 të gjinisë femërore, 488 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe pesë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumton sot MPB-ja, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 571, Afganistanit 564 dhe Irakut 287.

Në periudhën nga ora 00:00 e 01.01.2016 deri në orën 24 të 04.01.2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 8.923 shtetas të huaj, nga të cilët 3.663 janë të gjinisë mashkullore, 1.893 të gjinisë femërore, 3.335 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 32 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë 3.587 pastaj të Afganistanit 3.057 dhe Irakut 2.279.

Gjatë 24 orëve të kaluara të 04.01.2016 deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.

Në Qendrën e pranimit për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 04.01.2016 janë evidentuar gjithsej 22 azil kërkues prej të cilëve tetë janë bura, tre gra dhe 11 fëmijë në shoqëri të prindërit. Në plotësim, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, njëmbdhjetë azilkërkues (një burë, një grua, tre fëmijë në shoqëri të prindërit dhe gjashtë fëmijë pa shoqëri të prindërit ose kujdestarit) janë përkujdesur në një vend tjetër për kujdesje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit