1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jamie Shea: Asociacioni mund të bëhet pa e rrezikuar sovranitetin e Kosovës

Më të lexuarat

Me datën 27 shkurt në Bruksel, delegacioni kosovar dhe ai serb u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Bashkimi Evropian, që ka për synim normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, vlerëson se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.

Megjithatë ai thotë se duhet pritur për formën se si do të gjejë zbatim kjo marrëveshje.

“Unë mendoj se është një marrëveshje shumë e mirë për të dyja palët për të ecur para. Shtetet do të respektojnë në mënyrë reciproke dokumentet, simbolet kombëtare, dhe integritetin territorial. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është e drejta për vetëvendosje, kjo pikë veçanërisht është shumë e rëndësishme për Kosovën. Edhe në aspektin ekonomik parashihet që Kosova dhe Serbia të ndërveprojnë në fusha të ndryshme, dhe kjo ndihmon në normalizimin e plotë të raporteve mes palëve. Pra është progres i jashtëzakonshëm, edhe pse akoma mungon një nënshkrim nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq”, tha ai.

Shea ka komentuar edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij ka shumë modalitete evropiane për formimin e Asociacionit, pa u rrezikuar sovraniteti i vendit, shkruan tëvë 1 .

“Pra trajtimi i komunitetit serb në Kosovë duhet të jetë bazuar në standardet evropiane. Pra, gjuha dhe kultura e tyre duhet të pranohet pa ndonjë paragjykim, ata duhet kenë një të ardhme të sigurt në Kosovë. E di shumë mirë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një temë e ndjeshme, por ka disa modele shumë të mira në Evropë që mund merren si shembull për formimin e Asociacionit, pa rrezikuar sovranitetin e vendit. E anën tjetër edhe Serbisë i takon t’i bëjë disa kompromise. Tani të shikojmë se si do të zbatohet marrëveshja, dhe kjo është pjesa me e rëndësishme”, deklaroi ai.

Takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit