13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Jam shqiptar, në fe mos më prek!

Më të lexuarat

Rrjetet sociale sot janë arena e debateve të ndryshme shoqërore. Me të madhe sot kemi një arenë mediash të cilët në emër të luftimit të terrorizmit dhe gjuhës së urrejtës, me anë të terrorizmit dhe gjuhës së urrejtjes sulmojnë fillimisht Islamin, prekin ndjenjat e muslimanëve dhe ofendojnë një komunitet të tërë.

Njerëzit duke qenë të pafuqishëm për të reaguar në mediat tyre, shfrytëzojnë hapësirën mediale të rrjeteve sociale për të shprehur pakënaqësitë.
Megjithëse rrjetet sociale nuk janë një matës real, ata shpërfaqin edhe njëherë dashurinë që shqiptari ka për fenë, e në këtë rast për Islamin. Mundet me qenë një jopraktikues, por dashurinë për fenë nuk mund të ia largojë askush, e sidomos dikush që nuk ka vlera të mirëfillta intelektuale, kombëtare e fetare.

Islamofobët mund të fitojnë vetëm para nga fondacione të ndryshme të botës për luftimin e “ekstremizmit” ama dashurinë dhe besimin e këtij populli e kanë humbur. Kohët ndryshojnë dhe pushteti nuk është i vazhdueshëm siç kemi lexuar gjatë historisë për njerëz të ndryshëm të padrejtë, po edhe mos ti harrojmë këto dy ajete nga Kurani:

“Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”!
Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!”(Ali Imran: 26-27)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit