Me 44 vota për dhe 42 kundër, në seancën e 17 shtatorit, PDK-ja arriti ta shmangë debatin për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe likuidimit të Trepçës.
Por, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka ndihmuar edhe vota e “dyshimtë” e kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, i cili kishte votuar për shtyrje të këtij mocioni.
Indeksonline ka siguruar procesverbalin e votimit në kuvend me datë 17 Shtator, ku shihet vota e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, edhe pse ai nuk ishte i pranishëm në seancë.
E, në fakt nuk dihet se a është bërë ndonjë gabim.
Sherif Konjufca, zyrtar për informim në Kuvendin e Kosovës ka thënë për Indeksonline, se vota e kryekuvendarit Jakup Krasniqi, është votë e rregullt dhe pa asnjë gabim, sa i përket IT-së.
Mirëpo sipas Konjufcës, dikush mund të ketë gabuar dhe të ketë përdorur kartelën e tij.
“Ka mundur që gjatë votimit zëvendësuesi i tij mund të jetë hutuar dhe të ketë përdorur kartelën e kryeparlamentarit Krasniqi”, ka deklaruar konjufca.
Indeksonline ka provuar për dy ditë rresht të marrë edhe shpjegimin e Xhavit Halitit, por që kjo ka qenë e pamundur.kohaislame