15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

25 milionë dollarë për kokën e Bashar el Asadit

Më të lexuarat

Armata e Lirë Siriane premtoi shpërblim prej 25 milionë dollarëve për atë që dorëzon presidentin e Sirisë, Bashar al Asadin “të gjallë apo të vdekur”, lajmëron agjencia “Anadolia”.
Agjencia thekson deklaratën e njërit prej komandantëve të kryengritjes, Ahmet Hixhazi, i cili sqaroi se këto mjete do t’i paguajnë “biznesmenët sirianë të cilët punojnë në vend dhe jashtë vendit, ndërsa e mbështesin Armatën e Lirë Siriane”.

Hixhazi shtoi se shpërblimi duhet ta “nxisë aksionin tek rrethi i Asadit”.
Përleshjet në Siri, mes forcave të Asadit dhe kryengritësve, zgjasin nga marsi i vitit të kaluar. /pa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit