-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Jahjaga në “gjah të fondeve” për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?

Më të lexuarat

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke u munduar që ta sigurojë një fond prej mbi 20 milionë dollarësh prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hapur një qendër kundër terrorizmit në Prishtinë, e cila njëherësh do të jetë edhe më e madhja në rajon.

Problematizimi i kësaj çështjeje nga media vendore dhe ndërkombëtare nuk është i rastësishëm, por po bëhet vetëm për qëllime përfitimi, duke pasqyruar një realitet të rremë për Kosovën, me gjysmë të vërteta dhe me argumente selektive, që nuk pasqyrojnë realitetin e tërësishëm kosovar.

 

Me një grup gazetarësh kosovarë, me përvojë ndërkombëtare në fushën e medieve, që në Kosovë njihen edhe për islamofobi, burime të afërta me Jahjagën bëjnë të ditur për Indeksonline, se po bëhet përpjekje që të paraqitet sa më dramatike situata në Kosovë, me shpresë që së shpejti Jahjaga ta sigurojë këtë fond të majmë, nga i cili shpresojnë të përfitojnë edhe shumë njerëz të medieve në Kosovë.

“Nuk janë aspak të rastësisht këto shkrimet e njëpasnjëshme në prestigjiozen amerikane ‘The New York Times’, që po shtyhen nga gazetarë kosovarë dhe po bëhen me gjysmë të vërteta të stërtheksuara, duke i përdorur vetëm argumentet që i shkojnë për shtati vijës që po synon ta ndjekë Jahjaga dhe grupi i saj i interesit, ku bëjnë pjesë edhe disa njerëz që udhëheqin me media në Kosovë, me të cilët kanë bërë marrëveshje, që të punojnë së bashku dhe të përfitojnë së bashku, në emër të luftës kundër terrorizmit, por duke terrorizuar opinionin publik. Nuk është i rastësishëm as rritja e sasisë së shkrimeve për gjoja lulëzimin e terrorizmit në Kosovë, nëpër media të ndryshme tonat. Krejt këto po bëhen për të përfituar financiarisht. Madje, nuk është i rastësishëm as shkrimi pasues i Jahjagës rreth kësaj teme për mediet e huaja, por krejt kjo është një fushatë negative e koordinuar e tyre, duke e paraqitur sa më shqetësuese gjendjen, sa për t’i përfituar këto fonde”, ka thënë ky burim, i cili për Indeksonline thotë se ka refuzuar një ofertë indirekte që i është bërë për t’u bërë pjesë e këtyre lojërave me publikun. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit