-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Jafaari: Iraku ka të drejtë të rrisë prodhimin e naftës

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim al-Jafaari, është shprehur të martën në lidhje me të drejtën e vendit të tij për të rritur prodhimin e naftës, pavarësisht përpjekjeve të OPEC-ut për të kufizuar tepricën…

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim al-Jafaari, është shprehur të martën në lidhje me të drejtën e vendit të tij për të rritur prodhimin e naftës, pavarësisht përpjekjeve të OPEC-ut për të kufizuar tepricën, duke përmendur edhe përpjekjet e shfaqura nga ana e Bagdadit për të rimarrë Mosulin.

“Duhet që komuniteti ndërkombëtar të kuptojë që në situatën aktuale ne duhet të rrisim prodhimin”, deklaroi ai për median në konferencë shtypi me homologun hungarez, Peter Szijjarto, gjatë një vizite në Budapest.

“Ulja e çmimit ka shkaktuar një hendek të thellë në buxhetin e Irakut, pikërisht në momentin kur ne duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për shkak të luftës kundër organizatës terroriste DAESH”, theksoi shefi i diplomacisë irakiane.

“Iraku është një vend i pasur, por ka probleme të mëdha, nuk do të ishte e udhës që ne të ulim prodhimin në këto momente”, vuri theksin ai.

Iraku, prodhuesi i dytë i naftës në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ka regjistruar një rritje të qëndrueshme të prodhimit prej periudhës së verës, për të arritur 4,56 milionë fuçi nafte në ditë mesatarisht në muajin tetor.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit