-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jabllanoviç: Kurti nuk po kërkon largimin tim, por rrëzimin e Qeverisë

Më të lexuarat

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur dilemë se a duhet të jap dorëheqje. “Nuk i kam shkelur rregullat që vlejnë për ministra”, ka thënë Jabllanoviç për Novosti, transmeton Indeksonline.

“Kërkesa për shkarkimin tim është vetëm arsye që të rrëzohet Qeveria e Kosovës, sepse është e dukshme që opozita shqiptare nuk ka mundësi të vije në pushtet me metodat demokratike. Kurse, për dorëheqje as që po mendoj”, ka thënë ai.

Demonstruesit, duke kërkuar largimin tuaj, e kanë demoluar Prishtinën…

– Opozita kosovare e ka zgjedhur rrugën që të vije në pushtet, por jam i bindur se qeveria aktuale do ta tejkalojë krizën. Kurse Lista Serbe në asnjë moment nga Beogradi zyrtar nuk është shtyrë për destabilizim, por qëllimi ynë që të krijojmë sa më shumë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se nuk do të heqë dorë nga protestat derisa ju të mos dorëhiqeni?

– Në asnjë moment nuk kam pasur dilema se do të dorëhiqem. Nuk i kam shkelur rregullat që vlejnë për ministra, kurse deklarata ime, e cila është bërë shkas për protesta, është sqaruar dhe të gjithë e kanë të qartë, përveç ata që e shfrytëzojnë si shkas për dhunë.

Cila është mundësia për zgjidhjen për Trepçën, pasi që demonstruesit kanë kërkuar edhe shtetëzimin e këtij kombinati?

– Çështja e Trepçës është shumë e komplikuar. Jam i kënaqur që këtë mendim e ndajnë edhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë së Kosovës, të cilët zgjidhjen e këtij probleme e kanë shtyrë në mënyrë që të shqyrtohet qetë dhe saktë./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit