Deputetët e BDI-së nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi, çaste më parë janë larguar nga popullata kumanovare, pasi ata kishin shkuar t’i vizitojnë në “Lagjen e Trimave”.
Popullata u ka thënë deputetëve se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në “Lagjen e Trimave”, ku 3 ditë më parë ndodhi një kaos i vërtetë i armatosur.
Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.