Pronarët e një dyqani kafeje në Leicester të Anglisë, mbetën totalisht të shkatërruar pasi hajdutët hynë në dyqanin e tyre, duke shkaktuar dëme matiale dhe pronësore.
Megjithatë, përkundër ndjenjave të zemërimit dhe zhgënjimit, ata vendosën të falin vjedhësit. Pronarët e dyqanit të kafesë thonë se ishin të motivuar nga besimi i tyre islam.
Ata vendosën mesazhin e mëposhtëm në dritaren e dyqanit me shpresë se hajdutët do ta shohin:
Mesazhi shkruante: “Drejtuar hajdutëve që thyen këtë dyqan,
Është e lehtë të nervozohesh dhe të zemërohesh, ndjenja këto që vërtetë po i përjetojmë. Por… feja jonë na mëson të jemi të durueshëm dhe të falim ata që bëjnë keq.
Cfarëdo të ketë qenë arsyeja e veprës suaj, shpresojmë ta kuptoni dëmin e shkaktuar.
Duke lënë gjithcka mbrapa, ne ju kemi falur.
Paqja qoftë mbi të gjithë ju. Selam Alejkum,
The Saints. /MESAZHI/