1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja si raporton TopChannel për përmbytjet në Afganistan: Përmbytjet vrasin…

Më të lexuarat

Kush ka përcjellë lajmet dhe kronikat e ndryshme që vinin nëpër edicionet informative nga seksioni Lindja, kryesisht nga Afganistani ato vinin me konotacion negativ, që në një periudhë kohore ne si përcjellës të asaj media të fitonim një urrejtje ndaj një populli që nuk na lidh asnjë interes ekonomik apo politik e as strategjik.


Këtë fat e kishte edhe Afganistani, që për 3 dekada vazhdon të jetë në luftë me të gjithë botën por që realisht nuk po arrin askush të korr sukses dhe fitore, e që këtij vendi i ka shkaktuar një shkatërrim të madh ndër vite por këto efekte do të vazhdojnë të mbesin akoma me vite tjera.
Por e çuditshme ishte raportimi i djeshëm nga Top Channel pas përmbytjeve që erdhën si pasojë e shirave të dendur. Në titullin e lajmeve të TopChannel për këtë ngjarje shkruan: “E frikshme! Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona”. Se çfarë ka vrasje në këtë mes nuk kuptohet fare! Ato janë viktima të përmbytjeve dhe jo vrasje njerëzore. Mirëpo kjo vie si shkak i asaj urrejtjes dhe të zezës që duhet të bëjmë lajm nga Afganistani: vrasje, shpërthim bombe, përplasje, atentat, dhunë, terror e të ngjashme.
Por kur ndodhin ngjarje të tilla tragjike në një vend të Perëndimit, ata janë viktima të një fatkeqësie natyrore, janë viktima të shirave të dendur, janë viktima të zjarrit, por askund për ta nuk shkruan vrasje!


Megjithëse TopChannel është një medium i madh, ajo vazhdon që Lindjen, kryesisht lajmet nga vendet muslimane ti sjell me një frymë ogurzeze, që të fut panik, frikë, urrejtje, edhe kur atyre u ndodhin fatkeqësi natyrore!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit