Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është pritur me ceremoni përpara Pallatit Apostolik në Vatikan, aty ku katolikët mblidhen për të takuar liderin e tyre shpirtëror Papa Franceskun, njofton media turke, përcjell Syri.net.
Presidenti turk Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan; ata u takuan nga Arqibishop Georg Ganswein, guvernatori i Rezidencës Papnore.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Presidenti turk Erdogan hyri në takim me Papa Franceskun. Gjatë takimit ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe sidomos çështjen e Jeruzalemit, po ashtu për Sirinë dhe çështje të besimit si dhe ksenofobinë; sikur pritej, vend zunë dhe bisedimet për luftimet kundër Shtetit Islamik.
Takimi midis Erdogan dhe Papës është parashikuar një orë dhe në fund pritet një konferencë e përbashkët shtypi, njofton media turke, citon Syri.net.
Kjo është vizita e parë në Vatikan pas 59 vjetësh e një Presidenti të Turqisë.
Pas vizitës në Vatikan, Erdogan do të pritet nga Presidenti i Italisë në Pallatin Presidencial dhe do të ketë nëj drekë pune me kryeministrin italian.