Jo harbime për Vitin e Ri, por solidaritet me Palestinën
Mijëra njerëz u mblodhën në urën e Gallata-s të Stambollit mëngjesin e parë të Vitit të Ri për të shprehur solidaritetin me Palestinën, raporton Anadolu Agency.
Pjesëmarrësit e tubimit marshuan nga xhamitë në të gjithë gadishullin historik dhe më gjerë pas lutjeve të mëngjesit, duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezë. Takimi u organizua nga Platforma Kombëtare e Vullnetit të Turqisë, një koalicion prej 308 organizatash joqeveritare.
Demonstruesit u lutën për t’i dhënë fund masakrave izraelite në Palestinë përpara se të mblidheshin në urën, e cila përshkon Bririn e Artë, duke kërkuar veprim ndërkombëtar kundër mizorive në Gaza. /tesheshi.com/