6.3 C
Pristina
Sunday, January 26, 2025

Ja si i trajton Hamasi pengjet izraelite…edhe ata që luftojnë kundër tyre

Më të lexuarat

Lirimi i katër ushtareve sioniste në Gaza, ja cila është është ushtria më e moralshme në botë

Katër të burgosura izraelite u shfaqën në Sheshin Palestinez në Gaza. Të buzëqeshura, pa asnjë gjurmë keqtrajtimi apo stresi, ato u shfaqën së bashku me luftëtarët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, përpara se t’i dorëzoheshin Kryqit të Kuq. Në këtë rast, diferenca është e thellë dhe e dukshme se cila në të vërtetë është ushtria më e moralshme në botë. Pra, nuk ka si të jetë ajo sioniste, kafshërore dhe gjenocidale pa asnjë limit moral.

Dorëzimi u bë në mes të pranisë së një numri të madh luftëtarësh nga Brigadat Al-Qassam dhe al-Quds.

Ushtarët femra izraelite u shfaqën me uniforma ushtarake dhe me shëndet të mirë përkrah pjesëtareve të rezistencës në një platformë të ngritur në shesh.

Nga ana tjetër, Komisioni Palestinez i të Burgosurve tha se lirimi i palestinezëve sipas kushteve të marrëveshjes do të fillonte në orën 10 të mëngjesit me orën lokale nga burgu Ofer i Izraelit.

Raportet sugjerojnë gjithashtu se 121 të burgosur po vuanin dënime të përjetshme dhe 79 ishin duke vuajtur dënime të gjata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit