1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja si fyheshin shqiptarët në derbin Vardar-Shkëndija – VIDEO

Më të lexuarat

Stadiumi i “Filipi II” në Shkup u bë sërish skenë e thirrje antishqiptare nga ana e tifozëve të Vardarit, të cilët vetëm një javë më parë, gjatë takimit Vardar i Shkupit-Shkëndija e Tetovës sulmuan drejtuesit e skuadrës së shqiptarëve. Fansat e Vardarit në asnjë moment nuk pushuan së thirruri “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, pavarësisht paralajmërimeve që morën nga gjyqtari kryesor, i cili nuk e zbatoi rregulloren, që në këto raste parashikon ndërprerjen e ndeshjes dhe boshatisjen e tribunave nga vijnë koret raciste.

Përsa i përket ndeshjes, Shkëndija mori një goditje të rëndë në garën për titullin kampion, pasi u mposht 1-0 nga Vardari në sfidën më të rëndësishme të sezonit. Në fakt, Jasir Asani, në momentin e shënimit ishte në pozicion jashtë loje, por anësori edhe pse ishte pozicionuar në mënyrë perfekte, nuk e ngriti flamurin për anulimin e golit. Me këtë fitore Vardari shkëputet 5 pikë nga Shkëndija e Tetovës, teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit