“Gjatë periudhës së studimeve në universitet ndoqa një kurs për fotografi. Gjatë këtij kursi, profesori na dha si detyrë që të realizonim një fotografi të dy gjërave të kundërta.
Të gjithë studentët e kursit sollën foto të të kundërtave nga realiteti i përditshëm, si psh. të një të pastrehu dhe një njeriu të pasur. Por unë doja të sillja diçka ndryshe, diçka që lidhej ngushtë me mua e me jetën time.
Dhe u prezantova me fotografinë e mësipërme. I bëra një fotografi nënës time, e cila ka pranuar së fundmi Islamin. Në krah të saj paraqita fotografinë e një murgeshe për të treguar se s’ka asnjë dallim në mënyrën se si ato mbulohen.
Por ndërkohë që murgesha gëzon respekt të plotë tek njerëzit, gruaja muslimane që mban shami konsiderohet si e shtypur.
Pse ndodh kjo? A nuk mbulohemi njëlloj?!”
– Samanta