1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja se si përleshen refugjatët dhe policia në Maqedoni (Video)

Më të lexuarat

Situata në kufirin greko-maqedonas është qetësuar, pas tensioneve që u paraqitën paraditen e së hënës mes forcave maqedonase të sigurisë dhe refugjatëve.

Policia maqedonase ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra refugjatë, që kanë tentuar të largojnë gardhin dhe të çajnë rrethimin në kufi, për të hyrë nga Greqia në territorin e Maqedonisë, njofton TCH.

Nga përleshja me policinë mësohet se kanë mbetur 9 refugjatë të lënduar, 3 prej të cilëve fëmijë.

Policia maqedonase ndodhet në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata tensionohet përsëri. Ndërkohë, refugjatët në vijën kufitare ndodhen në kushte shumë të rënda. Aktivistët e organizatave humanitare thonë se, për shkak të pritjeve të gjata atyre po u mbarojnë ushqimet.

“Kemi dy ditë këtu dhe nuk ikim dot nga asnjëra anë. Kam shumë probleme. Është ftohtë dhe njerëzit kanë probleme shëndetësore. Unë dua të shkoj në Gjermani, por është shumë e vështirë”, thotë një emigrant.

“Dy ditë më parë kalova kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por policia maqedonase na kapi dhe na solli këtu. Greqia nuk na pranon, nuk na duan aty. Policia maqedonase nuk na regjistroi dhe tani jemi këtu ilegalisht. Ky është problemi ynë. Ata po u japin dokumente sirianëve dhe irakianëve, por jo afganëve dhe pakistanezëve. Ky është problem i madh për ne”, tha një tjetër emigrant.

Në kampet greke, pranë kufirit me Maqedoninë, ndodhen 7.000 refugjatë të bllokuar për rreth një javë, për shkak të vendimit të palës maqedonase për të mbyllur kufirin. Në shenjë revolte, refugjatët kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, që kalon nëpër të dy vendet.

Për të forcuar kontrollin në kufi, pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë, që nga dita e djeshme kanë filluar të ndërtojnë edhe një gardh me tela me gjemba.

Gjatë ditës së hënë, në Maqedoni kanë hyrë vetëm 8 refugjatë, ndërkohë nga kampi tranzitor në Gjevgjeli janë transportuar 450 emigrantë drejt kampit të Tabanocës, pranë kufirit me Serbinë, ku ndodhen të bllokuar edhe 800 emigrantë, pasi edhe autoritet serbe kanë mbyllur kufirin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit