-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ja sa vite i duhen një shqiptari për të bërë 1 milionë dollarë … me punë të ndershme

Më të lexuarat

1 milion dollarë, shumë njerëz as nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë përfytyruar. Imagjinoni kartëmonedha me prerje prej 100 dollarësh të bëra bashkë, që e kalojnë lartësinë një metër dhe peshojnë mbi 10 kilogramë.

Për të bërë bashkë kaq shumë para, mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj. Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit.

Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet (pa marrë në konsideratë inflacionin) do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim.

Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, 1 milion dollarë mund t’i realizosh më shpejt në Zvicër, ku e ardhura mesatare mujore përllogaritet të jetë mbi 7 mijë dollarë. Atje mjaftojnë vetëm 11 vite e 4 muaj për të bërë 1 milion dollarë.

Në pesë vendet e para, ku 1 milion dollarë bëhen më shpejt dhe më lehtë, katër janë vendet europiane si Zvicra, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, ndërsa në vendin e pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Amerikë, një individi do t’i duhen mesatarisht 17 vjet për të pasur një milion dollarë, ndërsa të ardhurat mujore sipas UNECE llogariten të jenë 4,800 dollarë.

Vendet e Europës Perëndimorë kryesojnë në renditje, për sa i përket kohës më të vogël për të bërë 1 milion dollarë. Në vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda duhen më pak se 25 vite. Në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, milioni i parë kërkon përkatësisht 31 dhe 51 vjet.

Vendet e Europës Juglindore, postkomuniste, kërkojnë më shumë, madje shekuj, që një individ me të ardhura mesatare të bëjë një milion dollarë.

Në Bullgari duhet plot 1 shekull e 32 vite, në Bjellorusi thuajse 2 shekuj, ndërsa në Armeni dy shekuj e 15 vite, apo rreth 4 vjet më shpejt se ne.

/Monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit