-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ja sa pak gra kanë fituar çmim Nobel, ndërsa botës i shesin moral për lirinë e gruas

Më të lexuarat

Çmimet Nobel janë një peshë e rëndë në historinë e njerëzimit, ato u jepen individëve, grupe të ndryshme apo shteteve të cilat punojnë fort në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e paqes dhe zbatimit të të drejtave për individët, kundër paragjykimit, racizmit.
Përfaqësimi gjinor në mesin e fituesve femra të “Çmimit Nobel” është i varfër, edhe pse vitet e fundit mentaliteti ka ndryshuar disi. Që nga viti 1901, ka pasur gjithsej 824 fitues meshkuj të çmimit Nobel, dhe 47 fituese femra.
Gjatë dekadave të fundit, numri i grave që kanë fituar “Çmimin Nobel” është rritur. Paqja dhe Letërsi janë fushat ku gratë fitojnë çmime më së shumti por përsëri më shumë se tetë nga 10 fitues në këto fusha kanë qenë meshkuj.
Në vitin 2015, shkrimtarja femër Svetlana Alexievich mori “Çmimin Nobel për Letërsi”. Vetëm një grua ka fituar “Çmimin Nobel në kategorinë Ekonomike”, ndërsa dy të tjera kanë marrë çmimin “Nobel për Fizikë”, njëra prej tyre Marie Curie.
Marie Curie është nga të vetmet gra që është nderuar dy herë, me “Çmimin Nobel në Fizikë”. E para në vitin 1903 dhe në vitin 1911 në Kimi. 2.3 për qind e fituesve të “Çmimit Nobel për Kimi” janë gra, ndërsa përfaqësimi i tyre u rrit në 5.3 për qind në fushën e Fiziologjisë apo dhe Mjekësisë.
Shtete si: Bjellorusia, Burma, Irani, Kenia, Liberi dhe Jemen nuk kanë patur asnjë fitues mashkull ndaj “Çmimit Nobel në Letërsi” dhe këto çmime i kanë marrë femrat. 50 për qind e fituesve janë nga Kili, Guatemala dhe Pakistani.
Nga vendet me numrin më të lartë të fituesve të “Çmimit Nobel për Letërsi”, 4.2 për qind janë nga Amerika e që janë femra, ndërsa 4 për qind e fituesve janë Britanik. Tre nga tetë fituesit e “Çmimit Nobel” nga Polonia janë femra.
Femrat që janë fituese të çmimit Nobel për Paqe
Deri në 2014, “Çmimet Nobel” janë dhënë për 817 burra, 47 gra, 25 organizata. Vetëm 16 gra kanë fituar “Çmimin Nobel për Paqe” që nga viti i krijimit të akademisë të çmime, në krahasim me 87 burra që kanë fituar. Në mesin e 16 femrave që janë fitur “Çmimin Nobel për Paqen” është dhe Malala Yousafzai e cila në moshën 17-vjeçarja, u bë femra me moshën më të vogël që fitoi një çmim Nobel.
Ja emrat e fitueseve femra të “Çmimit Nobel për Paqen” dhe motivacioni për të cilën puna e kontributi i tyre është shpërblyer:
2014: Malala Yousafzai fitoi sepse “Beteja e saj kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe për të drejtën e të gjithë fëmijëve në arsim” e bënë atë fituesen me moshën më të vogël që rrëmbeu një çmim Nobel.
2011: Tawakel Karman fiton “Për sigurinë e grave dhe për të drejtat e grave në pjesëmarrje të plotë në punën e ndërtimit të paqes”
2011: Leymah Gbowee fiton “Për sigurinë e grave dhe për të drejtat e grave në pjesëmarrje të plotë në punën e ndërtimit të paqes”
2011: Ellen Johnson Sirleaf “Për sigurinë e grave dhe për të drejtat e grave në pjesëmarrje të plotë në punën e ndërtimit të paqes”
2004: Wangari Maathai fiton “Për kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm, për demokraci dhe paqe”
2003: Shirin Ebadi fiton “Për përpjekjet e saja për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Ajo e ka përqëndruar veçanërisht punën e saj në luftën për të drejtat e grave dhe fëmijëve”
1997: Jody Williams fiton “Për punën e saj për të punuar për pastrimin dhe ndalimin e minave personale që kishin individët”
1992: Rigoberta Mençu fiton “Në njohjen e punës së saj për drejtësi sociale dhe pajtimit etno-kulturor të bazuar në respektimin e të drejtave të popujve indigjenë”
1991: Aung San Suu Kyi fiton “Për luftën e saj jo të dhunshme për demokraci dhe të drejtat e njeriut”
1982: Alva Myrdal fiton për “Punën e saj si Ish-ministre e kabinetit; Diplomate; Shkrimtare”
1979: Nënë Tereza fiton si “Udhëheqëse Misionare për Bamirësi në botë, kryesisht në Kalkuta”
1976: Mairead Corrigan fiton si “Themeluese e Lëvizjes për Paqe në IrlandënVeriore (u quajt më vonë komunitet i njerëzve të Paqes)”
1976: Betty Williams fiton si “Themeluese e Lëvizjes për Paqe në Irlandën Veriore (u quajt më vonë komunitet i njerëzve të Paqes”
1946: Emily Greene Balch fiton për “Profesonalizmin e saj në Histori dhe Sociologji; Si Presidente Internaciionale, Lidhja Ndërkombëtare e Grave për Paqe dhe Liri”.
1937: Jane Addams fiton si “Sociologe; Presidenti Internacionale për Lidhjes Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Liri”
1905: Bertha von Suttner fiton për punën e saj si “Presidente Nderi e Përhershme e Byrosë Ndërkombëtare të Paqes, në Bernë në Zvicër; Autore e nismës dorëzoni armët tuaja”
Kategoritë për çmimet Nobel janë si më poshtë:
Çmimi Nobel për Fizikë

Çmimi Nobel për Kimi

Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi

Çmimi Nobel për Letërsi

Çmimi Nobel për Paqe

Çmimi Nobel për Ekonomi

Ashley Kirk/Telegraph.co.uk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit