0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ja sa njerëz e ruajnë presidentin rus Putin

Më të lexuarat

Kryetari i Rusisë, Vladimir i Putin, është njëri nga njerëzit më të ruajtur në botë. Për jetën e shefit të Kremlinit kujdesen së paku 10 mijë njerëz që konsiderohen ndër më të trajnuarit në botë.

Në mesin e tyre janë komandosët shumë të trajnuar për të cilët as familjet e tyre nuk e dinë se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, personel e persona me detyra speciale si kuzhinierë e degustues ushqimi.

Kur Putin shkon në vizitë zyrtare në ndonjë vend, disa anëtarë të sigurimit të tij, shkojnë atje edhe disa muaj më herët për të studiuar terrenin. Pas kësaj, agjentë të Shërbimit federal bëjnë analiza dhe caktojnë planin e lëvizjes së presidentit.

“Ndonjëherë duket sikur Vladimir Putin shëtitet në mënyrë noshalante, por, e vërteta është se atëherë atë e vështrojnë qindra njerëz nga sigurimi. Pamja e sigurimit të tij personal është i rregulluar në mënyrë të veçantë. Duhet të jenë, të paktën, 20 centimetra më të lartë se sa ai, por njëkohësisht të mos jenë të dallueshëm”, ka treguar dikur një gazetar rus,njoftojnë medie të huaja.

Në krye të Shërbimit federal të sigurimit të Putinit qe 14 vjet gjendet gjenerali Viktor Zolotov për të cilën është shkruar shumë por që në fakt dihet pak për të. Ai është njeriu i Putinit në hije.

Putin e kishte njohur në fillim të viteve të 90-ta, kur ishte roje e prefektit të atëhershëm të San – Peterburgut, Anatolij Sobçak. Putin atëbotë ishte zëvendës prefekt, e jashtë detyrës, Zolotov që është sparing – partner i tij në boks e xhudo. Natyrisht edhe tash, marrë para sysh se shefi i Rusisë e mban formën sportive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit