3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja pse namazi bën që fytyra të shkëlqejë

Më të lexuarat

Shejh Dhulfikar Ahmed transmeton:

Isha në muzeun Smithsonian kur mu afrua një mjek. Filloi të bisedoj me mua. Ai përmendi se muslimanët që falin rregullisht namazin kanë shkëlqim në fytyrat e tyre.

Iu përgjigja se ashtu është, ata kanë shkëlqimin e devotshmërisë.

Ai më tha se e dinë arsyen pse kanë shkëlqim në fytyrat e tyre.

Unë i thash të ma tregoj arsyen.

Ai tha se gjaku në organet që gjendet nën zemër arrin më lehtë. Është më vështirë që gjaku të arrij në organet që janë mbi zemër. Prandaj koka nuk e merr sasinë e nevojshme të gjakut.

Kur muslimanët falen dhe kur gjendet në sexhde, në atë pozicion koka dhe fytyra janë më poshtë se zemra. Kjo është mënyra e vetme që gjaku të arrij në fytyrë.

“Kur qëndroni gjatë në sexhde, a mund ta ndjeni gjakun në fytyrën tuaj, më pyeti mjeku?
I thash se po.

Atëherë ai më tha se një qarkullim i përditshëm i këtillë i gjakut e mban fytyrën të freskët.

Mendova me vete, që këtë ta dëgjojnë gratë – se namazi e mban fytyrën të re- atëherë do t’i kishin lënë zbukurimet me gjëra artificiale dhe do të shpejtonin për namaz nafile.

Dhe në fakt tek njeriu i devotshëm mund ta shihni shkëlqimin në fytyrën e tij. Namazi ka ndikimin e tij shpirtërorë por ka edhe dobinë fizike.

Zoti ynë, na dhuro tevfikin që t’i zgjasim sexhdet tona, sidomos në muajin e bekuar të Ramazanit.

Në nja hadith na është thënë:

Bëni sexhde të shumta sepse për çdo sexhde të ngritet një shkallë dhe të falet një mëkat.

Burimi: islambosna

Përshtati: Arsim Dauti (Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit