Policia e Kosovës është duke hetuar në vendin ku u dhunua gazetarja Arbana Xharra në Prishtinë.
Xharra është sulmuar mbrëmë pas mesnatës, pasi është kthyer nga një intervistë që e pati në njërin nga televizionet e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
Ajo mbrëmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa pas trajtimit të marrë sot është liruar nga ky institucion mjekësor. Sulmin ndaj saj e kanë dënuar përfaqësuesit e shoqërisë në Kosovë.