Romakët mblodhën një ushtri të madhe për t`i bërë ballë ushtrive çlirimtarëve islame në Sham. Nën komandën e Bahanit roamkëve u vinin rishtazi ndihma, veçanërisht gjatë kohës kur Halin bin Velidi arriti nga Iraku në Sham. Ushtritë ishin mbledhur në luginën e Jermukut, në veri të lumit Jordan dhe në afërsi të maleve të Golan. Para se të vinte Halidi r.a, komandantët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për taktikat e luftimit dhe çdo ushtri do të kishte komandën e saj.
Halidi e pa të nevojshme që t`i bashkonte të gjitha komandat në një të vetme, me qëllim që të përballeshin me romakët si një trup dhe një resht i vetëm.
Komandantët u bindën dhe planifikuan që komandën e çdo dite të del ta merrte njëri prej katë komandantëve, ndërsa Halid bin Velidi të kishte komandën e ushtrive të bashkuara ditën e parë.
Romakët u përpoqën të merrnin të dhëna nga muslimanët për ta njohur më shumë gjendjen e tyre brenda kampit ushtarak. Komandanti i tyre dërgoi një të krishterë arab, që të depërtonte në reshtat e muslimanvve dhe t`u sillte lajme romakëve. Ai qëndroi fshehurazi mes muslimanëve një ditë dhe një natë, pastaj u kthye te komandanti. Ai e pyeti: “Çfarë lajmesh kemi?” Ai duke i cilësuar muslimanët tha; “Ata ishin njerëz që faleshin gjithë natën dhe agjëronin gjithë ditën, urdhëronin për mirë dhe ndalonin nga e keqja, murgj gjatë natës dhe luan gjatë ditës. Sikur mbreti i tyre të vidhte ia prisnin dorën dhe nëse bënte imoralitet e gurëzonin. I jepnin prioritet të vërtetës dhe e ndiqnin atë përkundër dëshirave të tyre.” Mbreti i tha: “Nëse fjalët që thua janë të vërteta, atëherë për ata që i luftojnë barku i tokës është më i mirë se të jetojnë mbi sipërfaqen e saj. Do të doja që Zoti të më jepte fat dhe të mos u mundësonte atyre të triumfonin ndaj meje dhe as unë ndaj tyre.
Si romakët ashtu dhe muslimanët u përgatitën për betejë. Romakët zgjodhën një vend të ngushtë rreth të cilit Allahu i mblodhi me duart e tyre. Me vullnetin e tyre kërkuan të rrethoheshin nga mallet dhe luginat që ishin përreth në të djathtë e në të majtë, ndërsa humera e njërit prej maleve qëndronte pas shpinës së tyre. Këtë përzgjedhje e bënë me qëllim që të luftonin lirshëm përpara dhe kjo sipas logjikës së tyre. Zgjedhja e këtij vendi tek romakët u bë lehtësim për muslimanët, të cilët u entuziazmuan duke i thënë njëri-tjetrit: “Përgëzohuni! Pashim Allahun! Romakët rrethuan veten e tyre.”
Muslimanët fituan ndjesinë dhe optimizmin, se ky ishte hapi i parë drejt fitores. Ata zgjodhën një vend të hapur përballë romakëve, ku mund të lëviznin lirshëm, edhe pse romakët mendonin se ndarja e pozicioneve ushtarake ishte në interes të tyre. Në ditën e parë të betejës romakët dolën shumë të shkathët, por nga ana tjetër edhe muslimanët u shfaqen plot energji.
Halid bin Velidi r.a e kishte ndarë ushtrinë në tridhjetë e gjashtë batalione dhe ky qe një përgëzim i ri për muslimanët. Kjo ndikoi shumë në frikësimin e armikut dhe forcimin e ambicieve muslimane.
Hafizët e Kuranit ishin shpërndarë mes muslimanëve, që para se të fillonte beteja. Ata këndonin suren Enfal, ndërsa luftëtarët e përsërisnin pas tyre. Mes luftëtarëve u shpërndanë edhe këshilluesit, të cilët i nxisnin muslimanët për durim dhe qëndrueshmëri përpara armiqve. Në anën tjetër priftërinjtë dhe murgjit qënronin në ballë të ushtrisë romake dhe nxisnin ata të qëndronin dhe të luftonin për krishtërimin.
Lufta filloi me një sulm të fortë dhe trimëri të madhe nga ana e romakëve në dëm të muslimanëve dhe kjo gati sa nuk i tronditi, sikur të mos ishte qëndresa dhe durimi i tyre. Një çetë islame e përbërë nga katërqind luftëtarë, me në krye Ikrima bin Ebi Xhehlin, Harith bin Hishamin dhe Dirar bin Ezurin, dhanë besën për të rënë dëshmorë. Ata i hodhën poshtë mburojat dhe luftuan me trimëri të rallë derisa u vranë ose u plagosën të gjithë. Muslimanët arritën ta kthenin edhe një herë sulmin kundër romakëve me një kundërsulm derisa i ngushtuan. Kalorësit romakë arritën të largoheshin nga fushëbeteja të trishtuar dhe muslimanët u lanë një ngushticë që të kalonin prej saj. Kalorësit romakë u larguan të thyer, duke kërkuar ndihmë për vetet e tyre, ndërsa këmbësorët i braktisën për të parë fundin e tyre. Muslimanët i ngushtuan edhe më shumë dhe shpatat vërshuan në mesin e tyre.
Ata u kthyen prapa dhe mijëra ushtarë ranë në humnerën e malit, ku dhe vdiqën. Ata kishin lidhur trupat e njëri-tjetrit me zinxhirë, që të qëndronin dhe të mos largoheshin nga beteja, prandaj kur binte njëri në humnerë tërhiqte dhe të tjerët, që ishin lidhur me zinxhirë. Shumë prej tyre u vranë pa luftuar.
Kështu muslimanët triumfuan pas një beteje që zgjati një ditë dhe një pjesë të natës. Në këtë betejë morën pjesë dhe gra muslimane, që shoqëronin burrat e tyre. Edhe ato luajtën një rol të madh në këtë betejë.
Si rezulltat i kësaj beteje ishte rënia e tri mijë dëshmorëve nga muslimanët, ku shumë prej tyre ishin shokë të Profetit a.s, ndërsa nga romakët u vranë njëqind mijë luftëtarë.
Herakliu, mbreti i romakëve, kur i dëgjoi rezultatet e betejës u largua nga Himsi drejt veriut, duke shkëputur çdo lloj shprese për vendet e Shamit dhe tha fjalët e tij të njohura: “Paqja qoftë me ty, o qytet i Sirisë! Lamtumirë prej atij që nuk do të kthehet më kurrë tek ti.”
Gjatë betejës së Jermukut erdhi lajmi për vdekjen e Ebu Bekrit r.a, dhe Kalimi i pushtetit tek Omeri. Bashkë me këtë lajm kishte ardhur urdhri i Omerit, që të shkarkonte Halid bin Velidin nga komanda e ushtrisë dhe të zëvendësohej me Ebu Ubejde bin Xherahun. Ebu Ubejdja e mori letrën dhe nuk i tregoi Halidit për shkarkimin e tij, por kur Halidi e mori vesh e kritikoi Ebu Ubejden, sepse askush nuk e dëshironte udhëheqjen për veten e tij.
Arsyeja që Omeri shkarkoi Halidin ishte se njerëzit ishin mbështetur tek Halidi, prandaj Omeri tha: “Unë nuk e shkarkova Halidin nga urrejtja apo tradhtia, por njerëzit u sprovuan me të dhe kisha frikë se ata do të mbështeten tek ai. Unë desha që ata ta dine se Allahu është Ai që vepron. Gjithashtu nuk dua që ata të qëndrojnë përballë një sprove.” Në një versin tjetër transmetohet se ka thënë: “Desha që njerëzit ta kuptonin se Allahu është Ai që ndihmon fenë e Tij dhe jo Halidi po Muthenaja.”
Dr. Abdulaziz El Umeri