1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja disa nga gatimet me gështenja

Më të lexuarat

Ja disa nga gatimet me gështenja:

1. Supë pule me gështenja dhe bërthama kajsish

Kjo supë është tepër e ushqyeshme pasi mundëson furnizimin me energji në veshkë, forcon shpretkën dhe pastron mushkëritë.

Përbërësit: 100 gramë gështenja, 20 gramë bërthama kajsish, 40-50 gramë kërpudha të thata, një pulë me peshë afro 500 gramë, 5 gramë xhenxhefil të prerë në copa, 3 litra ujë, 10 gramë kripë.

Përgatitja: Pasi të keni pastruar gështenjat, fusni bërthamat e kajsive dhe kërpudha të thata në ujë për 5 minuta dhe më vonë pastroni ato. Pastroni pulën nga organet e brendshme.

I fusni të gjitha këto në një poçe gatimi me 3 litra ujë. Në fillim, lëreni supën të gatuhet në zjarr të ngadaltë, më pas në zjarr të fortë dhe pasi të ketë marrë valë lëreni përsëri në zjarr të ngadaltë për afro 2 orë. Shtojini në fund kripën.

2. Gështenja në avull me lakër dhe bërthama kajsish

Ky gatim ndihmon për të pastruar mushkëritë dhe nxit sekretimin e pështymës.

Përbërësit: 75 gramë lakër, 30 gramë bërthama kajsish, 100 gramë gështenja, 5 gramë xhenxhefil të prerë në copa, 5 ml vaj bimor, 5 gramë kripë, 1250 ml ujë.

Përgatitja: Pastroni lakrën dhe e prisni në rripa, pastroni gështenjat dhe gatuajini në avull. Në fund shtojini pak kripë për shije.

3. Supë me mish viçi dhe gështenja

Kjo supë ndihmon furnizimin e energjisë në veshkë. Është e përshtatshme për personat që vuajnë nga problemet me frymëmarrjen, djersitjen, kanë fytyrë të zbehtë dhe lodhje të vazhdueshme.

Përbërësit: 150 gramë mish viçi pa kocka, 50 gështenja të freskëta pa lëkurë.

Pasi ta keni lënë mishin e viçit në ujë të valuar për 1 minutë sa për të nxjerrë jashtë papastërtitë, lëreni të gatuhet në zjarr të ngadaltë së bashku me gështenjat për afro 2 orë. Shtoni kripë dhe erëza në fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit