2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja çka thotë Erdogani për situatën në Maqedoni

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Maqedoni, Erdoğan është shprehur: “Të gjithë së bashku ndoqëm ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme në Maqedoni. Shqetësuese janë ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Dhuna nuk është zgjedhje për asnjë problem. Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më tani. Dëshirojmë që shteti vëlla dhe mik, Maqedonia, t’i kthehet sa më shpejt qetësisë dhe stabilitetit”./MONITOR.MK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit