-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja çka ndodhi në selinë e BDI, tensione dhe përçarje të thella?!

Më të lexuarat

Situatë e tensionuar dhe dalja në sipërfaqe e rivaliteteve përbrenda BDI kanë shpërthyer në mbledhjen e kryesisë qendrore. Një zyrtar i kësaj partie ka theksuar për INA se në këtë mbledhje ka pasur tensionim të atmosferës me akuza dhe fyerje të ndryshme, midis grupeve rivale.

“Në njërën anë është grupi i funksionarëve të lartë qeveritar të udhëhequr nga Musa Xhaferri, Fatmir Besimi, Abdilaqim Ademi që nuk duan të tërhiqen nga postet e tyre qeveritare dhe që deri tani kanë qenë të pazëvendësueshëm, dhe në anën tjetër më të zëshëm kanë qenë grupimi i përkrahur nga Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, të cilët kërkojnë reformë të thellë brendapartiake. Ka pasur kërkesa që këto figura të tërhiqen sa më shpejt nga postet qeveritare, mirëpo ata kanë refuzuar dhe kanë arsyetuar qëndrimet e tyre. Situata është tensionuar, ashtu që është dashur të ndërhyjë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për të marrë vendim që të tërhiqen përkohësisht të gjithë funksionarët qeveritarë dhe në ditët në vijim ai të marrë vendim për politikbërjen dhe veprimet partiake”, theksoi zyrtari i BDI-së.

Po ashtu nga burime partiake mësohet se para mbledhjes, një grup i anëtarëve të kryesisë kanë firmosur një kërkesë të përbashkët në formë peticioni për dorëheqjen e këtyre funksionarëve, dhe pikërisht kjo ka qenë çështja që ka shpërthyer me debate të ashpra.

Edhe njëri nga portalet aktpress ka shkruar se është acaruar një luftë e ashpër mes forcave progresiste dhe atyre destruktive. “Forcat desktruktive të udhëqequra nga Musa Xhaferi nuk lejojnë që ata të largohen nga udhëheqja e BDI-së, e të zavendësohen me ata progresite të udhëhequr nga Hazbi Lika e të tjerët.Ditët e ardhëshme do të karakterizohen me një luftë tepër të ashpër nga ku do vendoset edhe fati i BDI-së, nëse do shkoj në histori ose do të reformohet totalisht…”, shkruan ky portal. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit