4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ja cili ishte mendimi i Volterit mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Më të lexuarat

Volteri

Mendimi i Volterit mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili më parë, në veprën poetike, shfaqet i mjegullt në paragjykimet e tij, më pas evoluon, në dy kap­tinat e veprës së tij historike, në kaptinën e VI “Mbi arabët dhe Muhammedin“ dhe kaptinën e VII “Mbi Kur’anin dhe ligjin musliman“. Volteri, nga paragjykimet që kishte, evolu­oi gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

“Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili më vonë do t’ia ndërrojë pamjen pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në moshën 40 vjeçare, barti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës dhe mjek. Në një periudhë prej tre shekujsh, gje­nia­li­teti i popullit arab, të cilin e vuri në lëvizje Muha­m­medi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëri përparim mahni­tës. Gjithë këtë e bëri nga vetvetja. Sikur të mos ishte Charles Martela, Franca do të bëhej krahinë muslimane. Sundimtari musliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen, ndërkaq bash­kë­kohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600 saksonë të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në sheku­llin e dytë sipas Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Evropës në dije dhe arte, kurse të krishterët mësonin në Perëndim, te muslimanët“.

[11] Volteri, në letrat, që ua dërgon miqve të tij, shprehet në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë. Që nga koha e shkrimit të tragjedisë së tij, për Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ai jo vetëm që justifikohet para miqve të ngushtë, por edhe përmirësohet dhe pranon se ka gabuar rëndë mbi të vërtetën historike ndaj Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], jo vetëm duke sajuar disa “fakte”, por edhe duke paraqitur, në mënyrë të rrejshme, karakterin e tij. Shih Enver bin Tahir, Volterova (Voltaire) tragedija “Muhamed ili fanatizam” i neka njegova kasnija djela, op. cit., f. 262-263.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit