1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ja cili është mbiemri më i shpeshtë në Maqedoni e cili në Shqipëri (hartë)

Më të lexuarat

Onomastika është degë e gjuhësisë që studion emrat e përveçëm të vendeve dhe të njerëzve. Përfshin dy fusha kryesore: toponiminë dhe antroponiminë. Gjuhëtari, matemacienti dhe artisti Jakub Marijan nga Çekia i cili jeton dhe punon në Gjermani, në bllogun e tij e ka bërë një përmbledhje me emrat më të shpeshtë në vendet e Evropës dhe kuptimin e tyre, njofton Portalb.

Kuptohet, thotë Marijan, askush nuk do t’i kishte ditur të gjithë gjuhët që t’i përkthejë se nga e kanë prejardhjen mbiemrat, për këtë ka bërë një hartë me përkthim në anglisht.

Duhet të sqarohen disa punë: Në Finlandë thjeshtë nuk kanë mbiemra, por qytetarët e shfrytëzojnë sistemin e vjetër nordik, që sipas këtij sistemi, fëmija e merr emrin e babait si mbiemër (për shembull, mbiemri për fëmijë mashkull që babai i tij quhet Jon do të jetë “Jonson” që sipas përkthimit tekstual do të vinte “djali i Jon-it”).

Këtë mund ta gjejmë edhe te vendet tjera nordike ku mbiemrat që mbarojnë me “son” (djalë), janë të shpeshta, por tani institucionalizohen mbiemrat familjarë që trashëgohen nga gjenerata në gjeneratë pa dallim se si e kanë pasur prindërit, transmeton Portalb.

Në Maqedoni më së shumti është përdorur mbiemri Stojanovski, ndërkaq në Shqipëri më së shumti përdorim ka mbiemri Hoxha.

Gjithashtu mund të vërehen edhe dy bashkësi gjuhësore diametralisht të kundërta në një vend.

Kështu, në Belgjikë ka edhe mbiemra holandez edhe francez, në Estoni mbiemra ka rus dhe estonez, ndërkaq në Zvicër autori ka arritur të gjejë të dhëna vetëm për rajonet që ku flitet gjermanisht dhe italisht, por jo edhe për ata që flitet frëngjisht.

Marijan gjithashtu ka nënvizuar se nuk ka mundur të gjejë të dhëna statistikore që do t’i kishin ndihmuar për analizën onomastike të mbiemrave të Kosovës dhe Qipros.

Përkthimi i hartës:

E kuqe – mbiemrat e bazuar në vetitë, për shembull “i madh” ose “i ri”

Ngjyrë kafe – mbiemrat bazuar në emrat e profesionit (shumicën e rasteve sipas babait)

E kaltër – mbiemrat që bazohet sipas emrit origjinal të babait

Tirkiz – mbiemrat që bazohen në vendin e prejardhjes

E gjelbër – mbiemrat që bazohen në temën e natyrës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit